Novartis në Shqipëri sjell terapi inovative, përmirëson aksesin e pacientëve dhe mbështet mjekët, me vlera të forta dhe kulturë ‘Unbossed’.

Novartis në Shqipëri synon të zbulojë dhe të çojë përpara zbulimet mjekësore për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe jetëgjatësisë së njerëzve.

Zyra e parë përfaqësuese në vend u hap nga Ciba-Geigy në vitin 1993, në vitin 1997, Ciba dhe Sandoz u bashkuan duke krijuar Novartis, një kompani globale e përqendruar tek inovacioni në shëndetësi. Sot, Novartis operon në Shqipëri me një ekip të përkushtuar që bashkëpunon ngushtë me autoritetet dhe profesionistët e shëndetit për të sjellë terapi moderne dhe për të rritur aksesin e pacientëve në trajtime inovative.

Fokusin terapik e kemi të përputhur me prioritetet globale: neurologji, kardiologji, imunologji, onkologji dhe hematologji. Përmes një programi të fuqishëm kërkimi dhe zhvillimi në nivel ndërkombëtar, kompania vazhdimisht sjell molekula dhe trajtime të reja premtuese që synojnë të adresojnë nevoja të paplotësuara mjekësore.

Aktualisht, në Shqipëri nuk zhvillohen studime klinike. Megjithatë, ne kontribuojmë përmes edukimit të vazhdueshëm mjekësor, shkëmbimit të njohurive shkencore, mbështetjes së iniciativave për digitalizimit dhe përmirësim të infrastrukturës shëndetësore, si edhe projekteve të edukimit shëndetësor të popullsisë dhe mbështetjes së pacientëve. Gjatë situatave të jashtëzakonshme shëndetësore, përparësi për ne mbetet sigurimi i furnizimit të qëndrueshëm me barna dhe krijimi i një mjedisi pune të sigurt e mbështetës për ekipin.

Si punëdhënës, Novartis udhëhiqet nga vlerat e Inovacionit, Cilësisë, Bashkëpunimit, Performancës, Guximit dhe Integritetit, duke ndërtuar një “kulturë Unbossed” që fuqizon njerëzit të marrin vendime të mira dhe të punojnë me fleksibilitet. Përfshirja dhe mirëqenia janë thelbësore: zbatojmë politika që nxisin balancën mes jetës profesionale dhe asaj private, kureshtjen, zhvillimin dhe kontributin maksimal në shërbim të pacientëve.