Klima
Të bëhemi një kompani me emetime net-zero deri në vitin 2040. Novartis është i angazhuar për të përdorur burimet në mënyrë efikase dhe për të reduktuar emetimet e gazrave serë (GHG), të cilat ndikojnë në klimën. Ambicia jonë është ta bëjmë kompaninë të qëndrueshme ndaj energjisë dhe ndryshimeve klimatike.
Natyra – Uji
Reduktimi i konsumit të ujit dhe shmangia e ndikimeve negative në cilësinë e ujit nga lëndët e mbetura të prodhimit.
Për Novartis, menaxhimi i përgjegjshëm i ujit do të thotë përdorimi efikas dhe i sigurt i ujit gjatë gjithë ciklit të jetës së produkteve tona, duke përfshirë zinxhirin e furnizimit, dhe shmangien e rreziqeve të mundshme që lidhen me mbërritjen e produkteve farmaceutike në mjedisin natyror. Ne synojmë të jemi kujdestarë të ujit kudo që operojmë, duke punuar për të arritur qëndrueshmëri të ujit dhe duke ndihmuar në sigurimin e ujit të mjaftueshëm dhe të sigurt.
Natyra – Mbetjet
Reduktimi i mbetjeve të dërguara për asgjësim dhe eliminimi i poli-vinil klorit (PVC) në paketimin e produkteve.
Novartis angazhohet që të mbajë ndikimin mjedisor nga mbetjet sa më të ulët dhe ndjek një strategji të qartë menaxhimi të mbetjeve. Qëllimi është parandalimi, reduktimi, riciklimi ose përdorimi i mbetjeve si burim energjie, përpara se të zgjidhet asgjësimi i sigurt si opsion. Parandalimi dhe reduktimi i mbetjeve gjithmonë preferohet përpara trajtimit, djegies ose asgjësimit. Kjo ndihmon që ndikimi i përgjithshëm mjedisor i lidhur me mbetjet të mbetet minimal, ndërsa përdorimi i energjisë nga mbetjet të maksimizohet. Të gjitha vendet e Novartis raportojnë të dhënat mbi mbetjet çdo tremujor, dhe kontraktorët e mbetjeve auditohet rregullisht për të siguruar që mbetjet menaxhohen në mënyrë të duhur.
Performanca jonë
Informacion mbi përparimin tonë ndaj objektivave dhe përpjekjet për të reduktuar ndikimin në mjedis publikohet në Raportin Integruar “Novartis in Society”, i cili mbulon biznesin, strategjinë dhe performancën tonë, përfshirë temat mjedisore, sociale dhe të qeverisjes (ESG).