Qëllimi ynë është të parandalojmë sjelljet e pahijshme dhe dëmtimin e reputacionit, të nxisim përgjegjësinë personale për mënyrën e të sjelurit dhe të krijojmë mësime për çdo drejtues dhe punonjës në kompaninë tonë. Këtë rrugëtim e kemi nisur prej vitesh dhe vazhdojmë përpjekjet tona për të forcuar integritetin në të gjithë organizatën dhe për të ndërtuar një kulturë biznesi ku etika dhe përputhshmëria (compliance) janë në qendër. Kodi i Etikës i Novartis sinjalizon angazhimin tonë për të bërë atë që është e drejtë dhe përbën bazën e gjithçkaje që bëjmë. I mbështetur në shkencën e sjelljes, Kodi është bashkëkrijuar nga punonjësit e Novartis dhe u lançua fillimisht në vitin 2020, ndërsa u përditësua në vitin 2024.
Në Novartis, ne i përmbahemi standardeve të larta etike dhe nuk tolerojmë sjellje joetike. Po ndërmarrim të gjitha hapat e nevojshëm për t’u mundësuar punonjësve të bëjnë atë që është e drejtë dhe për të siguruar përputhshmërinë me Kodin tonë të Etikës dhe me të gjitha ligjet e zbatueshme. Në të njëjtën kohë, duke pasur parasysh numrin e madh të punonjësve që kemi, nuk mund të përjashtojmë mundësinë e shkeljeve individuale, por çdo shkelje e mundshme e Kodit tonë merret shumë seriozisht. Kemi masa të gjera në fuqi për të siguruar që raportimet për sjellje të dyshuara të pahijshme të hetohen në mënyrë të plotë. Kur konstatohet sjellje e pahijshme, ne ndërmarrim veprime të shpejta dhe të përshtatshme. Zyra jonë SpeakUp ofron një hapësirë të sigurt ku kushdo, brenda apo jashtë kompanisë, mund të ngrejë shqetësime lidhur me sjellje joetike në Novartis.