 ##  [Novartis në Shqipëri](https://www.novartis.com/al-sq/rreth/novartis-ne-shqiperi "Novartis në Shqipëri") 

 Novartis në Shqipëri sjell terapi inovative, përmirëson aksesin e pacientëve dhe mbështet mjekët, me vlera të forta dhe kulturë ‘Unbossed’.

 

Novartis në Shqipëri synon të zbulojë dhe të çojë përpara zbulimet mjekësore për **përmirësimin e cilësisë së jetës dhe jetëgjatësisë** së njerëzve.

Zyra e parë përfaqësuese në vend u hap nga **Ciba-Geigy në vitin 1993**, në **vitin 1997**, **Ciba dhe Sandoz u bashkuan duke krijuar Novartis**, një **kompani globale e përqendruar tek inovacioni** në shëndetësi. Sot, Novartis operon në Shqipëri me një ekip të përkushtuar që bashkëpunon ngushtë me autoritetet dhe profesionistët e shëndetit për të sjellë terapi moderne dhe për **të rritur aksesin e pacientëve në trajtime inovative**.

Fokusin terapik e kemi të përputhur me prioritetet globale: **neurologji, kardiologji, imunologji, onkologji dhe hematologji**. Përmes një **programi të fuqishëm kërkimi dhe zhvillimi** në nivel ndërkombëtar, kompania vazhdimisht sjell **molekula dhe trajtime të reja premtuese** që synojnë të adresojnë nevoja të paplotësuara mjekësore.

Aktualisht, në Shqipëri nuk zhvillohen studime klinike. Megjithatë, ne kontribuojmë përmes **edukimit të vazhdueshëm mjekësor**, shkëmbimit të njohurive shkencore, mbështetjes së iniciativave për **digitalizimit** dhe përmirësim të infrastrukturës shëndetësore, si edhe projekteve të edukimit shëndetësor të popullsisë dhe mbështetjes së pacientëve. Gjatë situatave të jashtëzakonshme shëndetësore, përparësi për ne mbetet **sigurimi i furnizimit të qëndrueshëm me barna dhe krijimi i një mjedisi pune të sigurt e mbështetës** për ekipin.

Si punëdhënës, Novartis udhëhiqet nga vlerat e **Inovacionit, Cilësisë, Bashkëpunimit, Performancës, Guximit dhe Integritetit**, duke ndërtuar një “**kulturë Unbossed**” që fuqizon njerëzit të marrin vendime të mira dhe të punojnë me fleksibilitet. **Përfshirja** dhe **mirëqenia** janë thelbësore: zbatojmë politika që nxisin **balancën mes jetës profesionale dhe asaj private**, kureshtjen, zhvillimin dhe kontributin maksimal në shërbim të pacientëve.