 ##  [Ruajtja e Mjedisit](https://www.novartis.com/al-sq/esg/ruajtja-e-mjedisit "Ruajtja e Mjedisit") 

 Përmirësimi i ndikimit tonë mbi mjedisin ndihmon në zbutjen e pasojave të ndryshimeve klimatike mbi planetin dhe shëndetin e njeriut. Ai gjithashtu na lejon të rrisim efikasitetin e procédurave tona. Si i tillë, është pjesë integrale e strategjisë sonë të biznesit, duke përfshirë dy nga prioritetet tona strategjike: të vendosim ekselencën operative dhe të ndërtojmë besim në shoqëri.

 

##  Prioritetet tona 



 

 ![Ikona e planetit](/al-sq/sites/novartis_al/files/styles/cards_1_3/public/2026-04/planet-icon.png.webp?itok=AuWb4pBT "Ikona e planetit") 

 

###  Planeti 

Arritja e objektivave klimatike dhe për natyrën, përfshirë reduktimin e emetimeve të gazrave serrë në zero deri në vitin 2040.

 

 

 



 

 ![Ikona e profilit të përdoruesit](/al-sq/sites/novartis_al/files/styles/cards_1_3/public/2026-04/user-profile-icon-v2.png.webp?itok=ZASMJgyq "Ikona e profilit të përdoruesit") 

 

###  Pacientët 

Zhvillimi i produkteve të qëndrueshme për pacientët, duke aplikuar parime të dizajnit të qëndrueshëm për produktet e reja.

 

 

 



 

 ![Ikona e njerëzve](/al-sq/sites/novartis_al/files/styles/cards_1_3/public/2026-04/meeting-room-icon-v2.png.webp?itok=kET2BNX7 "Ikona e njerëzve") 

 

###  Njerëzit &amp; Politikat 

Transformimi i mënyrës së mendimit mbi qëndrueshmërinë në të gjithë organizatën tonë dhe bashkëpunimi me partnerët e industrisë për të influencuar ndryshimin në sektorin tonë.

 

 

 

 





 

 

 



## Strategjia dhe objektivat tona

Synimi ynë është të jemi një katalizator i ndryshimeve pozitive përmes angazhimeve tona në fushën e klimës dhe natyrës. Ne synojmë të bëhemi një kompani me emetime zero deri në vitin 2040 dhe të kontribuojmë për një natyrë pozitive.



 



 [    Shkarko Strategjinë e Qëndrueshmërisë Mjedisore të Novartis  (3 MB)   ](https://www.novartis.com/al-sq/sites/novartis_al/files/novartis-environmental-sustainability-strategy.pdf) 

 



### Klima

Të bëhemi një kompani me emetime net-zero deri në vitin 2040. Novartis është i angazhuar për të përdorur burimet në mënyrë efikase dhe për të reduktuar emetimet e gazrave serë (GHG), të cilat ndikojnë në klimën. Ambicia jonë është ta bëjmë kompaninë të qëndrueshme ndaj energjisë dhe ndryshimeve klimatike.

### Natyra – Uji

Reduktimi i konsumit të ujit dhe shmangia e ndikimeve negative në cilësinë e ujit nga lëndët e mbetura të prodhimit.

Për Novartis, menaxhimi i përgjegjshëm i ujit do të thotë përdorimi efikas dhe i sigurt i ujit gjatë gjithë ciklit të jetës së produkteve tona, duke përfshirë zinxhirin e furnizimit, dhe shmangien e rreziqeve të mundshme që lidhen me mbërritjen e produkteve farmaceutike në mjedisin natyror. Ne synojmë të jemi kujdestarë të ujit kudo që operojmë, duke punuar për të arritur qëndrueshmëri të ujit dhe duke ndihmuar në sigurimin e ujit të mjaftueshëm dhe të sigurt.

### Natyra – Mbetjet

Reduktimi i mbetjeve të dërguara për asgjësim dhe eliminimi i poli-vinil klorit (PVC) në paketimin e produkteve.

Novartis angazhohet që të mbajë ndikimin mjedisor nga mbetjet sa më të ulët dhe ndjek një strategji të qartë menaxhimi të mbetjeve. Qëllimi është parandalimi, reduktimi, riciklimi ose përdorimi i mbetjeve si burim energjie, përpara se të zgjidhet asgjësimi i sigurt si opsion. Parandalimi dhe reduktimi i mbetjeve gjithmonë preferohet përpara trajtimit, djegies ose asgjësimit. Kjo ndihmon që ndikimi i përgjithshëm mjedisor i lidhur me mbetjet të mbetet minimal, ndërsa përdorimi i energjisë nga mbetjet të maksimizohet. Të gjitha vendet e Novartis raportojnë të dhënat mbi mbetjet çdo tremujor, dhe kontraktorët e mbetjeve auditohet rregullisht për të siguruar që mbetjet menaxhohen në mënyrë të duhur.

## Performanca jonë

Informacion mbi përparimin tonë ndaj objektivave dhe përpjekjet për të reduktuar ndikimin në mjedis publikohet në **Raportin Integruar “Novartis in Society”**, i cili mbulon biznesin, strategjinë dhe performancën tonë, përfshirë temat mjedisore, sociale dhe të qeverisjes (ESG).